Edhe Zidane i përgjigjet Piques

Edhe Zinedine Zidane i është përgjigjur deklaratës së Gerard Pique.

Mbrojtësi i Barcelonës një ditë më parë ka thumbuar Real Madridin, duke deklaruar se shpreson që këtë edicion Barcelona, të ketë fatin në short siç e kishte edicionin e kaluar skuadra mbretërore.

Rreth kësaj deklarate sot ka reaguar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, që edicionin e fundit fitoi Ligën e Kampionëve.

“Oh, një histori që ai dëshiron, ne kemi fituar Ligën e Kampionëve”, u përgjigj Zidane, përcjell Lajmi.net.

Reali do të kërkojë të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa bën pjesë në grupin F me Dortmundin, Sporting Lisbonën dhe Legia Varshavën e Besnik Hasit.

edh-sdf-625x358

Temat
BotëSport

Të afërta