Valon Berisha i thotë “PO” Kosovës

Valon Berisha i ka thënë PO ftesës së përfaqësueses së Kosovës duke e braktisur atë të Norvegjisë me të cilën ishte rritur si futbollist.

Kosova e ka përfituar edhe një yll të madh të futbollit. Valon Berisha i ka thënë PO ftesës së përfaqësueses së Kosovës duke e braktisur atë të Norvegjisë me të cilën ishte rritur si futbollist.

Burime të Indeksonline mësojnë se Valon Berisha para pak minutash e ka dorëzuar kërkesën për largim në Federatën e Futbollit të Norvegjisë të cilëve u ka kumtuar lajmin se do të bashkohet me Kosovën.

Ylli i Salzburg pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 5 shtatorit ndaj Finlandës.

Për dallim nga Valoni, vëllau i tij Vetoni do të mbetet anëtar i Kombëtares Norvegjeze.

Capture-288

Temat
SportVend

Të afërta