Shpend Ahmeti pjesë e videoklipit të BimBimmës? (Foto)

Reperi Burim Kursani apo i njohur si Bim Bimma është duke punuar në klipin “Shqipet nalt”, një krijim shumë i veçantë.

Këngëtari ka njoftuar se synon të përfshijë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare por edhe jashtë kufijve, transmeton Kolona.al.

Reperi pati kërkuar ndihmën fansave që të realizojnë nga një klip 10 sekonda duke stimuluar shqiponjën me dy duart.

E reperi sot ka postuar një fotografi së bashku me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin e ka quajtur kryetarin më të mirë.

“Me kryetarin më të mirë që kemi pasur ndonjëherë”, ka shkruar reperi, teksa ia ka shtuar shkrimin 038 Shqipet nalt. Me gjasë në klipin e ri do të marr pjesë edhe kryetari Ahmeti.

shpend-ahmeti1-557x480

Temat
Showbiz

Të afërta