Një tjetër yll shqiptar po pushton botën, albumi i tij renditet me Adele

Albert Stanaj ka kapur menjëherë suksesin pas publikimit të albumit të tij të ri, ‘The Preview’. Kantautori shqiptar ka publikuar renditjen e albumeve më të shitura, ku i tij renditet i 5-ti pas Adele me ’25’, dhe lë pas Meghan Trainor.

Pak javë më parë, Stanaj publikoi këngën e tij të parë të këtij albumi, ‘Romantic’, ndërsa përmbledhja përmban edhe 3 këngë të reja. ‘Jam pa fjalë!’, ka shkruar Stanaj pasi ka parë renditjen e albumeve më të shkarkuara në iTunes, ‘The preview’ në vendin e pestë! Ju dua!’

Albert Stanaj nënshkroi në fillim të vitit një kontratë me Universal Music, pasi tërhoqi vëmendjen me cover-at që u bënte këngëve të famshme. Videoja e tij për këngën ‘Only One’ të Kanye West, u vu re edhe nga bashkëshortja e Kanye-s Kim Kardashian, e cila e shpërndau në Twitter./Exspress

Temat
Showbiz

Të afërta