Ja çfarë “bishe” është xhudisjta me të cilën do të përballet Nora Gjakova (VIDEO)

Nora Gjakova është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në kategorinë 57 kilogramë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka kaluar me sukses pengesën e parë në rrugën drejt medaljes olimpike.

Nora është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave pasi eliminoi në rrethin e parë kolumbianen Yadinys Amaris. Gjakova triumfoi me ippon, përkatësisht me rezultat 100-0.

Në rrethin tjetër që pritet të nis pas pak minutash, Gjakova do të përballet me rumunen Corina Caprioriu.

Xhudistja rumune është 30 vjeçare, shtatë vjet më e vjetër se Nora Gjakova, dhe në Lojërat Olimpike të Londrës ka fituar medaljen e argjendtë.

Temat
BotëSport

Të afërta