Postet e votat nuk janë të përhershme, por emri e veprimet mbesin. Kur e shet votën e deputetit për post për punë pazari, ai post zgjat vetëm deri te pazari i ardhshëm. E kur mbetesh pa post, të mbetet emri e veprimet. E mandej nuk ke çka shet më.
Moral jo se jo, votë edhe më hiq, e mendimet e emrin nuk ti blen më kush.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka reaguar drejtuar posteve të ndryshme që po merren nga deputetët e Kosovës.
E fundit që është përfolur për këtë është deputetja nga radhët e LDK-së Alma Lama, e cila pritet që së shpejti të bëhet edhe ambasadore e Kosovës në Itali.
Ndërsa Ahmeti ka theksuar se kur e shet votën e deputetit për post apo për punë pazari, ai post zgjat vetëm deri të pazari i ardhshëm, e që duket sikur këto “thumbime” kryetari Ahmeti i ka bërë pikërisht për këtë të fundit deputeten Alma Lama.
Alma Lama dikur ka qenë një parti bashkë me Shpend Ahmetin, në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ky është postimi i plotë:
Postet e votat nuk janë të përhershme, por emri e veprimet mbesin. Kur e shet votën e deputetit për post për punë pazari, ai post zgjat vetëm deri te pazari i ardhshëm. E kur mbetesh pa post, të mbetet emri e veprimet. E mandej nuk ke çka shet më. Moral jo se jo, votë edhe më hiq, e mendimet e emrin nuk ti blen më kush.