Zaev: LSDM është e gatshme për zgjedhje, unë për kryeministër

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë është e gatshme për zgjedhje, deklaroi lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev në intervistën për Radio Evropa e Lirë, duke shtuar se nëse populli vendos t’ia japë pesimin, ai gjithsesi do të pranojë nderin që të jetë kryeministër.

Ai ka porositur që politikanët të mos i zgjedhin mediat, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të jenë të informuar me ngjarjet aktuale.

Zaev u zotua se do ta ndalojë migrimin e të rinjve, ndërsa fokusi i partisë së tij kur të vijë në pushtet është edhe hapja e vendeve të reja cilësore të punës dhe arritja e rrogës mesatare prej 500 eurove.

“Nga shteti vidhen 400 mijë euro në vit. Sikur vetëm kjo të mbetej në shtet është e mjaftueshme edhe për kthimin kredive, por edhe për zhvillim të shoqërisë”, ka deklaruar Zaev për REL.

Temat
LajmeRajon

Të afërta