Bim Bimma album jo për përfitime

Bim Bimma do të vijë me 25 këngë të reja, të cilat do t’i përmbellë në një album.

Artisti për GazetënExpress tha se kryesisht këngët flasin për tema sociale dhe nuk synon të ketë përfitime nga publikimi i tij.

“Temat e këngëve janë kryesisht sociale, dedikuar hip-hopit, degjenerimit që ka pësu hip-hopi për shkak të kapitalizmit edhe tendenca ime për ta ruajtur hip-hopin e mirëfilltë”, tha Bimi, i cili nuk pret shitje masive të këtij albumi, të cilin e ka bërë më shumë për portofolion e tij.

“Nuk mendoj të kem përfitime, mjafton 10 mijë kopje të shiten që t’i mbuloj shpenzimet që kam bërë për këtë album”.

Ky album që sipas Bimit do të publikohet së shpejti, por nuk ka ndonjë datë të caktume, është i dyti me radhë solo./InfoPress/

Temat
Showbiz

Të afërta