Macja balerinë, me mijëra ndjekës në rrjete sociale (Video/Foto)

Macet që bëhen të famshme në internet zakonisht fitojnë ndjekës për shkak të dukjes së tyre të këndshme dhe shprehjeve interesante të fytyrës.

Por Mirko, një mace nga Japonia, ka fituar shumë fansa falë aftësive të saj në balet.

Macja e bardhë, e cila mund të gjendet në Twitter me emrin @Ccchisa76, fotografohet shpesh duke vallëzuar, transmeton Gazeta Express.

Lexo edhe: Njihuni me djaloshin “merimangë” (Foto)

Mirko ka më shumë se 39,000 ndjekës në internet, falë lëvizjeve të saj të stilit balet. Macja fotografohet shpesh edhe duke fluturuar në ajër për të kapur lodrat e saj.

Pronarja e saj, Chisa nga Japonia, ka shpërndarë fotografi të ndryshme në Twitter, për të treguar për veprimet që macja i bën.

Shikojeni videon:

Macja Balerine

Macja Balerine_1

Macja balerine_2

Macja Balerine_3

Temat
Fun

Të afërta