Zafiri dhe Vetëvendosja krijojnë bllok opozitar në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje dhe Bashkimi Demokratik (BD), i Zafir Berishës, kanë formuar bllokun opozitar në Prizren.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Bashkimi Demokratik (BD), i Zafir Berishës, kanë formuar bllokun opozitar në Prizren.

Marrëveshja është nënshkruar në prezencë të nënkryetarit të LVV-së, Driton Çaushi, deputetit Mytaher Haskuka si dhe zyrtarëve të Bashkimit Demokratik.

Zyrtari i VV-së Arbër Rexhaj tha se këto dy subjekte politike do të veprojnë si fuqi opozitare në këtë qytet.

 “Pas bisedave paraprake me drejtuesit e BD-së, jemi dakorduar për formimin e këtij blloku opozitar, brenda Kuvendit të Prizrenit, për të vepruar si fuqi opozitare përmes bashkërendimit të aktiviteteve për qëndrime të përbashkëta kundër keqqeverisjes që po i bëhet nga partitë në pushtet, për t’i shërbyer interesave publike dhe atyre qytetare”, tha Rexhaj.

Shef i Grupit të Kuvendarëve të BD-së, Skender Susuri tha se kjo marrëveshje është filozofi e re e vendimmarrjes në komunën e Prizrenit.

“Ne synojmë të jemi në radhë të parë edhe zëri i qytetarëve prizrenas në organin më të lartë legjislativ në komunë”, tha Susuri.

Susuri, tregoi se bisedime për t’iu bashkuar këtij blloku kanë pasur edhe me zyrtarë dhe kuvendarë të LDK-së, partisë më të madhe opozitare për nga numrat në Kuvend, por nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për këtë çështje./PrizrenPress.com/

Temat
LajmeVend

Të afërta