UEFA e konfirmon: Do të votohet për Kosovën

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka konfirmuar se rasti i Kosovës do të jetë në rend dite, në mbledhjen e Kongresit të saj nesër në Budapest të Hungarisë.

“54 Federatat anëtare të UEFA-s do të votojnë për aplikimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’u anëtarësuar në UEFA”, njofton “Uefa.com”, e cila i cek edhe pikat tjera të rendit të ditës.

Pra, e marta e 3 majit 2016 mund të jetë një datë historike për futbollin e Kosovës, i cili mund t’i japë fund izolimit shumëvjeçar, për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane të futbollit.

 Sot, një delegacion i madh i Kosovës duke përfshirë zyrtarët të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe shtetëror kanë udhëtuar për në kryeqytetin hungarez, ku do të merret vendimi për pranimin e Kosovës në UEFA.
Temat
BotëSportVend

Të afërta