Pas 16 vitesh gjenden trupat e pajetë të alpinistit e kameramanit

Trupat e një alpinisti dhe kameramani janë gjetur në një akullnajë, 16 vjet pasi ata u mbyten nga një ortek në Himalaja. Alex Lowe, 40 vjeç dhe David Bridges,...

Trupat e një alpinisti dhe kameramani janë gjetur në një akullnajë, 16 vjet pasi ata u mbyten nga një ortek në Himalaja.

Alex Lowe, 40 vjeç dhe David Bridges, 29 vjeç, ndërruan jetë në tetor të vitit 1999. Ndërsa një alpinist tjetër, Conrad Anker, mbijetoi.

Gjatë ditës së premte, e veja e Lowe-r tha se dy alpinistë që po ngjiteshin në këmbë në Shishapangma, Tibet, kanë zbuluar eshtrat e dy personave pjesërisht të shkrirë në akull, përcjellin mediat.

Alpinisti gjerman, David Goettler dhe Ueli Steck nga Zvicra, kanë parë trupat dhe kanë arritur në përfundimin se janë Bridges dhe Lowe.

“Kishin 16 vjet të humbur. Tani ata janë gjetur. Ne jemi mirënjohës”, është shprehur Jenni Lowe-Anker.

Temat
BotëLajme

Të afërta