PARLAMENTI KOSOVAR SI “FERMA ORWELIANE”

shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Degradimi i punës parlamentare, është edhe një dëshmi se kjo garniturë dhe profil i deputetëve aktual është shndërruar në një grumbull mediokrish pa gjykime dhe vendime të interesit publik! Sepse, vetëm kur janë në pyetje pagat dhe mëditjet e tyre të majme, ata shkojnë në parlament!

2. Ligjvënësit kosovar, pa opozitë, pa debate pro et contra, pra, edhe pa ndërgjegje për peshën dhe rëndësinë e tyre aty, me sjelljet indolente dhe injorante, vetëm sa po e dëshmojnë injorancën dhe hipokrizinë që po e bëjnë në dëm jo vetëm të elektoratit të vetë, po edhe gjithë qytetarisë në tempullin e demokracisë!

3. Po shihet nga helikopteri… që këta deputet s’e kanë merituar as vëmendjen e as votën tonë. Ata, me papërgjegjësinë e dëshmuar injorante vetëm sa po e ridëshmojnë nevojën e një legjitimimi të ri politik te qytetari. Por, ky legalitet assesi s’duhet të ndodhê pa u reformuar

a)Ligji ekzistues Zgjedhor, i cili në të gjitha zgjedhjet e gjertanishme lokale dhe ato nacionale rekrutoj vetëm imbecil, konformist e tipa tejet servilë ndaj shefit partiak (!), nê këmbim tê besnikërisë dhe lojalitetit ndaj sovranit,

b)pa u ndryshuar, mentaliteti dhe sjellja ndaj obligimeve shtetërore e kombëtare, c)pa, ushtruar një “verifikim” paraprak social të kandidatëve potencial për parlamentin e ardhshëm,

d)..

Temat
Opinione

Të afërta