Nami i bunkerëve shkon deri në Amerikë

“Tiranë, Shqipëri. Kush nuk do donte të shikonte një bunker nuklear të regjimit komunist?”. Kështu e nis shkrimin e datës 1 maj dedikuar fenomenit komunist shqiptar, bunkerëve.

“Një ndërtesë që u ngrit me qëllimin për t’u mbrojtur nga sulmet nukleare, por që është kthyer në një relike e ringjallur nga epoka e errët komuniste. Nga frika e një pushtimi “imagjinar”, regjimi i kohës ngriti rreth 700,000 bunkerë të të gjitha përmasave në të gjithë vendin. Kanë më shumë se 25 vjet dhe ata tani përdoren si hangar për bagëtinë, bare, restorante, tualete publike apo fole të dashuruarish”, thuhet në artikull.

Në të përmendet edhe “Bunker Art”, të cilën autori e quan “mbretëreshën”, një godinë që u hap para dy vitesh në formën e një muzeu, por u mbyll për shkak të shkurtimit të fondeve.

“Tani motra më e vogël e BunkerArt-it, do hapet në qendër të Tiranës. Kjo ka ngjallur shumë kundërshtime, pasi shihet si një mënyrë që risjell në mendje kujtime të një epoke që do duhej të harrohej. Ndonëse, pas 25 viteve, të rinjtë e vendit nuk dinë shumë rreth vuajtjeve nën regjim. Kjo sepse fragmentet e trashëguara, janë duke u fshirë nga memorja e tyre”, shkruhet në të.

Në të përmendet dhe protesta e të rinjve demokratë për të shembur bunkerin në qendër të Tiranës si dhe përplasjet e shumta midis dy forcave politike më të mëdhaja ne vend.

Në fund autori e mbyll shkrimin pa harruar të përmendë atë që një nga autorët e veprës, arkitekti Artan Shkreli ka thënë: “Për shumë vjet, qindra bunkerë të ndërtuar nga regjimi nuk u testuan asnjëherë. Më vjen mirë që ky që ne ndërtuam, edhe pse fallco, i mbijetoi tentativave për ta shkatërruar”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta