Lindon i merr femrën Getit

“Dale” mban titullin kënga më e re e Lindon Berishës, e publikuar ditë më parë.

Artisti nga Shkupi megjithëse ende nuk ka një vit që ka debutuar në skenë, projekti i tij i fundit, i pari solo, ka arritur pëlqyeshmëri të madhe dhe i është afruar shifrës së një milion klikimeve në kanalin “Youtube”, transmeton Telegrafi.

Veç melodisë e zërit karakteristik të Lindonit, në këtë projekt ra në sy edhe femra në videoklip, e cila ka një paraqitje të jashtëzakonshme. Fytyra e saj nuk është e panjohur për publikun pasi ajo gjatë muajit mars u paraqit edhe në një tjetër videoklip, atë të këngës “BS” , bashkëpunim mes Getoar Selimit dhe Onatit.

Të dyja videoklipet janë të punuara nga “Entermedia” dhe tashmë dihet që në shumicën e rasteve pjesëmarrësit në videoklipet e artistëve i zgjedh vetë produksioni.

Videoklipet përbëjnë një rëndësi shumë të madhe në kompletimin e një projekti muzikor, sidomos kohëve të fundit dhe përzgjedhja e duhur e femrave ose meshkujve krah artistëve padyshim që ndikon në suksesin e një projekti.

Në këtë rast “Entermedia” ka “goditur” në shenjë. Shpresojmë mos të jetë bërë gjeloze Marina, Fortesa e Onatit apo dikush tjetër e Lindonit./Telegrafi/

 

geti

 

lindon

 

 

 

 

Temat
Showbiz

Të afërta