AAK: Shkuarja e kunatës së Donikës në VV, pjesë e pazareve të pandershme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar për anëtaren e saj Lavdie Bujupaj, që kaloi sot në Vetëvendosje, në degën e Istogut.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar për anëtaren e saj Lavdie Bujupaj, që kaloi sot në Vetëvendosje, në degën e Istogut.

AAK thotë se anëtarja është kunata e Donika Kadaj-Bujupit që ishte deputete e AAK dhe kaloi në Vetëvendosje. Këto transfere i quan pazare të pandershme.

Ky është reagimi i AAK-së:

Sot paska kalu në VV edhe kunata, nga Istogu, e Donikës! Pas largimit të Ilir Dedajt, VV-ja qenka forcuar “tmerrshëm“!

Dega e AAK-së në Istog, nuk shqetësohet pse pazaret e pandershme politike, që filluan me Donikën, po “shpërrallohen” e po marrin epilog edhe me dofarë kunatash e familjarësh të saj. AAK-së po i bashkohen me dhjetëra anëtarë të rijnë përditë, dhe kjo është fuqia jonë edhe në Istog.

Në popull thonë “është rrokullis tenxherja dhe e ka gjetë kapakun”. Ky është shpjegimi ynë për kunatat “Bujupi”.

Temat
LajmeVend

Të afërta