Shtatë të vdekur nga rrënimi i një ndërtese në Nairobi

Ekipet e shpëtimit në qytetin kenian, Nairobi, po vazhdojnë edhe më tej kërkimet për dhjetëra njerëz, për të cilët dyshohet se janë bllokuar nën rrënojat e një ndërtese, e...

Ekipet e shpëtimit në qytetin kenian, Nairobi, po vazhdojnë edhe më tej kërkimet për dhjetëra njerëz, për të cilët dyshohet se janë bllokuar nën rrënojat e një ndërtese, e cila është shembur mbrëmë nga vërshimet, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Kryqit të kuq, të cilët kanë kritikuar ‘skenat kaotike’ të krijuara në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të Policisë, të paktën 121 persona janë shpëtuar, ndërsa akoma nuk dihet numri i saktë i personave të ngujuar në ndërtesë.

Reshjet e vazhdueshme në Kenia kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës edhe në zona të tjera, mirëpo përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për njerëz të vdekur apo të lënduar.

Sipas Policisë, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kenia ka arritur në 14 njerëz.

Lagjja ‘Huruma’ e cila gjendet në periferi të Nairobit, ka rrugë të ngushta dhe hapësira të vogla, gjë që ka ndikuar në bllokimin e rrugëve dhe vonimin e ekipeve të shpëtimit në vendin e ngjarjes.

Temat
BotëLajme

Të afërta