Propaganda serbe për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, gjatë një vizite tre ditore në Indonezi, ka falënderuar udhëheqësit e këtij shteti që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për të cilën ka thënë se është shpallur në mënyrë të njëanshme, pavarësisht presioneve.

Nikoliq ka thënë se Indonezia është shembull se si një vend anëtar i OKB-së, duhet të respektojë integrimin territorial dhe sovranitetin e një shteti.

Ai ka bërë të ditur se objektivat e vizitës së tij kanë qenë falënderimi i Indonezisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe falënderimi për përkrahjen e vazhdueshme që ka pasur shteti i Serbisë nga Indonezia.

Sipas tij, fakti që Indonezia është një ndër vendet më të madhe myslimane në botë, nuk ka ndikuar në njohjen e Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Ai gjithashtu vuri në dukje që Serbia kishte votuar Indonezinë që të jetë anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në 2019 dhe 2020, ndërsa Indonezia votuan kundër anëtarësimit të UNESCO-s në Kosovë.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta