Ja pasaporta greke që përdorte Arben Frroku në Hollandë

Arben Frroku në Hollandë është paraqitur përpara autoriteteve me një pasaportë false me emër grek, si Renato Tsepas.

Kjo pasaportë u paraqit nga ana e Arben Frrokut sapo ai hyri në territorin e shtetit të Hollandës.

Frroku u ndalua më datë 6 mars pranë Aeroportit të Amsterdamit pas një kontrolli rutinë nga ana e policisë hollandeze.

Ai ka paraqitur pikërisht pasaportën në foto duke treguar sikur ishte Renato Tsepa, lindur në Korçë më 15 nëntor 1967, raporton Panorama.

Në pasaportë shkruhet se dokumenti u lëshua më 2013 dhe se skadonte më 2018.

Autoritetet hollandeze dyshuan nëse pasaporta ishte e vërtetë, e kontrolluan dhe verfikuan se Frroku kërkohej për vrasje.

Temat
LajmeRajon

Të afërta