Gjendet shërimi që i jep fund tullacllëkut

Shkencëtarët japonezë pretendojnë se kanë gjetur shërimin për tullacllëkun duke i rritur flokët në laborator.

Shkencëtarët japonezë pretendojnë se kanë gjetur shërimin për tullacllëkun duke i rritur flokët në laborator. Ata kanë arritur të krijojnë në laborator lëkurën e kokës me gjëndrat e djersës dhe të flokëve.

Kjo lëkurë mund të djersitë dhe të rriten flokët. Ky eksperiment është provuar tek minjtë dhe ka rezultuar me sukses. Rezultatet treguan se lëkura e transplantuar lidhej mirë me nervat dhe fibrat muskulor në trup, duke çuar në daljen e qimeve në kokë.

Kjo tregon se lëkura mund të funksionojë normalisht si lëkura natyrale. Shkencëtarët morën qeliza nga mishi i miut për të zhvilluar lëkurën artificiale. Ata e transformuan atë në qeliza iPS, që është e njëjtë me qelizat staminale. Shkencëtarët besojnë që kjo gjetje e re nuk do të ndihmojë vetëm njerëzit që vuajnë nga tullacllëku, por edhe nga djegie të ndryshme në lëkurë apo problem të tjera.

Personat që kanë humbur flokët nga trajtimi i kimioterapisë mund të përfitojnë gjithashtu nga kjo gjetje e re. Sigurisht, shkencëtarët pranojnë se duhen pak vite që ta sjellin këtë kurë të re tek njerëzit.

Temat
Shëndet

Të afërta