Mbledhja e dy qeverive shqiptare, më 3 qershor

Më 3 qershor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë tha se po përgatiten për mbledhjen e përbashkët e dy qeverive.

“Më datë 3 qershor do të mbahet në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtarë. Mbetet çështje deri në fund të javës së ardhshme t’i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet që mund të lidhen mes dy qeverive. Që të mos kemi vonesa në fillim të javës së ardhshme do të ulemi t’i përgatisim ato, iu kisha lut që të punojmë dhe të përgatitemi”, iu drejtua ekzekutivit, kryeministri Mustafa.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta