USA Today: Kosova pagoi 248 milionë dollarë në mungesë të kodit

Nga viti 2000 deri në vitin 2016 Kosova ka paguar 248 milionë dollarë për dy kompani të huaja telefonike në mungesë të kodit vetjak ndërkombëtar.

Kështu shkruan në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA Today, transmeton RTK. Mosdhënia e kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovës, ka prapavijë politike por edhe ekonomike. Sipas gazetës, USA Today, ndonëse Serbia dhe Kosova janë marrë vesh në Bruksel që Kosova të marrë kodin 383, kjo nuk do të ndodhë të paktën edhe një vit për shkak të pengesave që Serbia po ia nxjerrë Kosovës së pavarur.

Si komb i ri i Evropës, Kosova ka shumicën e simboleve të vendeve të tjera sovrane, siç është flamuri dhe himni kombëtar. Por ajo që Kosova ende nuk e ka, për motive politike dhe ekonomike, është kodi ndërkombëtar i saj telefonik, gjë kjo që zemëron njerëzit në këtë vend të vogël prej 1.8 milion.

Nga viti 2000 deri në vitin 2016 Kosova ka paguar 248 milionë dollarë për dy kompani të huaja telefonike në mungesë të kodit vetanak ndërkombëtar. Kështu shkruan në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA Tuday.

Nëse dëshironi të telefononi në Kosovë, ju këtë mund ta bëni vetëm përmes prefiksit të Monaco (377) apo Sllovenisë (386). Ndërkaq, në telefonat fiks duhet të thirrni kodin e Serbisë (381) – që është një trashëgimi frustruese qysh nga koha kur Kosova ishte një krahinë serbe dhe subjekt i vrasjeve dhe dëbimeve masive nga serbët.

Është e padrejtë thotë Fjollë Shaqiri, 20, studente e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. “Ne jemi të pavarur dhe tani jemi pjesë e komunitetin ndërkombëtar. Jemi në Evropë “ thotë ajo.

 

Temat
LajmeVend

Të afërta