UEFA bën vizitën e fundit në Kosovë (Foto)

UEFA i ka bërë vizitën e fundit në Kosovë para vendimit të madh, i cili pritet të merret me 3 maj në Budapest

UEFA i ka bërë vizitën e fundit në Kosovë para vendimit të madh, i cili pritet të merret me 3 maj në Budapest 

Një inspektor i UEFA-s ka inspektuar nga afër të mërkurën stadiumin më të madh në vend, atë olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kjo besohet të jetë vizita e fundit e ndonjë zyrtari të UEFA-s para vendimit që do të merret të martën e ardhshme, më 3 maj, shkruan Koha Ditore.

Më 3 maj do të jetë Kongresi i UEFA-s që në Budapest do të marrë vendim për kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për pranim në shtëpinë evropiane të futbollit.

Temat
Sport

Të afërta