Skandali 30 milionësh i pronave, Azem Syla kapo i grupit

Ish-gjyqtarë, zyrtarë, serbë e shqiptarë, të dyshuar për skemën kriminale

Ish-gjyqtarë, zyrtarë, serbë e shqiptarë, të dyshuar për skemën kriminale

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar, secili me një rol të veçantë, për të privuar Kosovën nga pronat shoqërore në një vlerë përafërsisht prej 30 milionë eurosh, nëpërmjet veprimtarive kriminale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe dhënien e ryshfetit për zyrtarët publikë. Të dëmtuarit janë buxheti i shtetit të Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës, autorizimi i të cilëve për të dhënë parcelat e tokave me qira është keqpërdorur nga grupi i organizuar kriminal.

Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës në orët e hershme të së mërkurës kanë ndërmarrë një aksion të gjerë policor në tërë territorin e vendit, me ç’rast janë arrestuar 6 persona dhe janë bastisur 42 lokacione të ndryshme.raporton gazeta Kosova Sot.

Operacioni në fjalë është zhvilluar për kapjen e 40 personave të dyshuar për veprat penale të krimit të organizuar, pastrim parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe dhënie e marrje e ryshfetit. Në krye të këtij grupi të dyshuar për veprat penale të lartpërmendura, dyshohet se është deputeti, Azem Syla, gjersa të tjerët janë: Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Arton Vila, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Driton Hajdari, Nuhi Uka – ish-kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, ..

Temat
LajmeVend

Të afërta