Rrëqethëse: Historia e familjes shqiptare tmerron gjermanët

Shtetasi gjerman Peter Hahner, i cili kishte punuar në një qendër strehuese në Ründeroth, rrëfen për një familje shqiptare që ia kishte shqetësuar shpirtin, dhe jo vetëm atij, por edhe shumë bashkëpunëtorëve të tij.

Nga fundi i shtatorit të vitit të kaluar, çifti i ri shqiptar me një fëmijë, kishte ardhur në Ründeroth të Gjermanisë. „Gruaja nuk fliste gjermanisht, për këtë fillimisht ishte shumë vështirë të merreshim vesh. Por, falë një përkthyesi, gjithka u rrregullua“, përkujtohet Hahner.

Historia e familjes shqiptare e cila u konfirmua edhe nga një anëtar i familjes së saj që jeton në Perëndim, i rrëqethi edhe kolegët e tij. Ata menjëherë i kanë shkruar një letër Zyrës federale për migrim (BAMF) ndërsa janë përkrahur edhe nga organizatat e për çështjen e refugjatëve.

Ja edhe arsyeja e arratisjes së familjes shqiptare: Gruaja e re është katolike, bashkëshorti i saj mysliman. Familjet e tyre që jetojnë në Shqipëri, që të dyja janë shumë religjioze. „Gjithçka filloi kur u njoftuam për herë të parë“, rrëfejnë të dytë, në një bisedë me përkthyes për „rundschau-online.de“, njofton „Shtegu.com“. Familjet nuk e kishin akceptuar asnjëherë lidhjen e tyre. Sidomos prindërit e tyre nuk ishin pajtuar aspak për lidhjen e tyre. Bile, gruaja njëherë kishte qenë e sulmuar me thikë në fyt. Më vonë, kur ajo kishte qenë shtatzane, është obliguar ta abortojë fëmijën, ndërsa anëtarët e familjes së burrit të saj, e kishin shtyrë teposhtë shkallëve për ta përfunduar shtatzaninë e saj.

Gruaja e ka shumë vështirë ta ritregojë historinë e saj, përderisa familjet e tyre i kishin kërcënuar se do t`i vrasin. „Para se të largoheshim nga Shqipëria, kishte edhe kërcënime konkrete përmes celularit, me numër të fshehur“. Edhe në mes të familjeve kishte pasur rregullisht kërcënime reciproke: „Po që se nuk e aborton fëmiljën, ne do tu vrasim“. Nuk kishim më ku të shkonin, pasi familjet përcilleshin njëra me tjetrën.

Dikur më, ata nuk e duruan këtë presion dhe më 2015, me fëmijën e tyre u arratisën nga Shqipëria. Fillimisht në Itali e mandej në Gjermani, ndërsa për ta ruajtur sigurinë e tyre, ata duan të qëndrojnë anonimë.

Tashmë, ata e kanë pranuar vendimin nga BAMF. Përgjigja: Kërkesat e tyre janë refuzuar si „të paarsyeshme“. Brenda një jave ata duhet të largohen nga territori gjerman. Por, për largimin e tyre duhet të vendosë përfundimisht edhe Gjykata administrative e Kölnit. Peter Hahner është duke mbështetur familjen në çdo aspekt, në mënyrë që ajo të fitojë një lejeqëndrim të rregullt.

Temat
LajmeRajon

Të afërta