Ronaldo arrin marrëveshje me PSG-në

“Mundo Deportivo” raporton se portugezi do të kalojë në Francë vetëm nëse dështon të arrijë marrëveshje të re me Real Madridin.

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, raportohet se ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin.

“Mundo Deportivo” raporton se portugezi do të kalojë në Francë vetëm nëse dështon të arrijë marrëveshje të re me Real Madridin.

Me Zlatan Ibrahimoviqin që do të largohet në fund të sezonit, ekipi i Laurent Blanc e sheh Ronaldon si zëvendësim ideal.

Ky raportim vjen pak ditë pas raportimit se Manchester Unitedi nuk arriti ta bindë Ronaldon që të kthehet në Old Trafford.

Temat
BotëSport

Të afërta