Kosovë-BE, më 16-17 maj takimi i Komisionit për Stabilizim Asociim

Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 mars 2016 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE, ka diskutuar lidhur me përgatitjet e agjendës së takimit të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim,Kosovë – BE, i cili do të mbahet me datë 16 dhe 17 maj.

Me këtë rast, anëtarët e komisionit shprehën përkushtimin e tyrepër organizimin sa më të mirë të këtij takimi, ndërkaq, lidhur me temat që do të diskutohen me atë rast, konsultimet do të vijojnë gjatë mbledhjes së nesërme, e cila do të nisë në orën 10:00.

Këtë vit, në 1 prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 nëntor.

Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 mars 2016 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ky Program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e axhendës evropiane që mbulon periudhën pesëvjeçare 2016-2020 dhe fokusohet në tre aspekte strategjike të anëtarësimit në BE: Përmbushjen e detyrimeve të MSA-së; Përafrimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së; Zbatimin e legjislacionit të përafruar.

Temat
LajmeVend

Të afërta