Juventus një titull i pabesueshëm

Buffon e ka nisur duke ndezur një puro, Pogba që bërtet si i cmendur, shampanja është hapur nën thirrjet “jemi ne kampionët e Italisë, për të bërë më pas një dush me pijen klasike të festimeve, i cili nuk ka kursyer as Massimiliano Allegrin.

Buffon e ka nisur duke ndezur një puro, Pogba që bërtet si i cmendur, shampanja është hapur nën thirrjet “jemi ne kampionët e Italisë, për të bërë më pas një dush me pijen klasike të festimeve, i cili nuk ka kursyer as Massimiliano Allegrin, me lojtarët që më pas janë bashkuar me tifozët për të filluar celebrimet. Festa e titullit të pestë rradhazi në Vinovo ka nisur menjëherë pas fitimit të Romës me Napolin.

Juventus është kampione e Italisë për të pestin vit rradhazi. Feston titullin ndoshta më të vecantë, me bardhezinjtë që treguan se forca për të mos u dorëzuar kurrë është në ADN e kësaj skuadre. Ky është një titull vërtet fantastik e deri në kufitjtë e të pabesueshmes po të kujtosh nisjen e sezonit.

“Të flasësh për titullin tani nuk ka kuptim”, kështu deklaronte Allegri në 29 tetor të 2015 kur Juventus ishte mposhtur 1-0 nga Suassulo, klasifikimi shikonte Romën në krye me 23 pikë ndërsa Juventusi renditej në vendin e 12 me 12 pikë. Për një skuadër tjetër do të flitej për një sezon të cuar dëm, por jo për Juventusin.

Allegri fiksoi objektivin, në Krishtlindje duhej arritur me 4-5 pikë pas kreut, por Juventusi bëri akoma dhe më shumë, duke fituar 24 ndeshje në 25 të luajtura, një seri e jashtëzakonshme. E përkthyer në pikë , bëjnë 73 pikë në 75 të mundshme. Rekordet janë bërë për tu thyer, por nuk është ilegjitime të mendosh se kjo është një seri e destinuar të mbetet e pashoqe për një kohë të gjatë.

Një seri që i lejoi Juventusit të fitonte titullin 3 javë para fundit të kampionati, pikërisht si në 2012 me Conten, titulli i parë një serie prej 5 titujsh rradhazi në shtëpinë e Juventus, nuk ndodhte që nga vitet 30 që Juventusi të fitonte 5 tituj rradhazi. Në 25 javë kampionat, bardhezinjtë rikuperuan plot 25 pikë ndaj Romës dhe 21 ndaj Napolit, thjesht e pabesueshme. Një arritje e firmosur nga Allegri, Buffon, Dybala, Mandzukic, e Pogba, një manisfestim i pastër Superioriteti, të paktën në Itali, Juventus ka bërë sërish historinë.

Temat
BotëSport

Të afërta