Apple – 40 vjet në 40 sekonda (Video)

Apple is the most valuable company in the world

Nisi si një projekt i thjeshtë në një garazh në Kaliforni, ndërsa tani është kompania më e vlefshme në botë, me një vlerë prej 700 miliardë dollarësh.

Më 1 prill 1976, Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne themeluan në një garazh të Los Altos, Apple Computers, një kompani e vogël që në 4 dekada do të bëhej kompania më e madhe në botë për vlerën e tregut.

Sot kjo kompani ka më shumë se 480 dyqane në 18 shtete të ndryshme në mbarë botën. Kompania zbuloi gjithashtu së fundmi se më shumë se 1 miliard pajisje aktive Apple përdoren aktualisht në të gjithë botën. Shefi ekzekutiv aktual i Apple-it, Tim Cook, e përshkroi këtë shifër si “të paimagjinueshme”, duke shtuar se ajo tregon se sa ndikim ka Apple tek njerëzit në të gjithë botën.

Apple arriti të revolucionojë botën e kompjuterëve, ndryshoi mënyrën se si dëgjojmë muzikë, përdorim telefonin apo lexojmë lajmet, krijoi tendencë me moton “Think Different” (Mendo ndryshe). Kompania ka krijuar një video për të përkujtuar 4 dekada ide, inovacion dhe kulturë.

Temat
Teknologji

Të afërta