Kinezët blejnë Aeroportin e Rinasit

Përmes një deklarate zyrtare,kompania kineze “ChinaEverbright” ka zyrtarizuar blerjen e Aeroportit të Rinasit.

Përmes një deklarate zyrtare, kompania kineze “ChinaEverbright” ka zyrtarizuar blerjen e Aeroportit të Rinasit. Sipas njoftimit në fjalë, grupi kinez ka nënshkruar marrëveshjen me Tirana Airport International, ku i jep asaj të drejtën e konçesionit të aeroportit të Tiranës deri në vitin 2027.

Kompania nuk ka zbuluar shifrat e transaksionit, por ka bërë të ditur se aeroporti do të menaxhohet nga “Ken Dynamics”, një konsorcium që ajo e ka formuar së bashku me “Friedman Pacific”.

“China Everbright” e cilëson Rinasin si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Europë dhe thotë se ajo është e para e një serie blerjesh që do kryejë jashtë Kinës.

Temat
LajmeRajon

Të afërta