Petrit Selimi ndalon hyrjen e ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë (Dokument)

"Zëri" mëson se ministri, Petrit Selimi, tashmë e ka nënshkruar edhe një ndalesë të përgjithshme për hyrje të ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë për shkak të fshehjes së krimeve të luftës

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka dhënë lejen për hyrje të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Djordjeviq, javën e kaluar për fushatën parazgjedhore në Kosovë.

Gazeta “Zëri” mëson se ministri, Petrit Selimi, tashmë e ka nënshkruar edhe një ndalesë të përgjithshme për hyrje të ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë për shkak të fshehjes së krimeve të luftës.

Petrit Selimi ka cituar raportet e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, Helsinki Watch, dhe organizatave të tjera që kanë dokumentuar sabotimin që ka bërë Serbia në proceset gjyqësore për krime të luftës ndaj shqiptarëve.

Kjo është hera e parë që Qeveria e Kosovës ndalon balanco ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të Serbisë, raporton “zeri.info”.

MPJ-ja në javët e fundit ka ndaluar hyrjen e Sheshelit, shefit të Armatës Serbe Daviniq dhe tani të dy ministrave serbë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme.

Më herët ndalesa ndaj zyrtarit serb, Marko Djuriq, është anuluar pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, të negociuar nga Edita Tahiri, sipas së cilës Djuriq është dashur të kërkojë falje për hyrje në Kosovë në mënyre ilegale. /ZËRI/

 

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta