Festivali i Tortave të Dekoruara në Londër

Do të çuditeni kush është fituesi...

Në Alexandra Palace që ndodhet në Londër, është zhvilluar Festivali i Tortave të Dekoruara, ku janë shfaqur 100 dizajnet më të mira, prej qindra sosh që kanë konkurruar.

Dashamirët e ëmbëlsirave të dekoruara, kanë pasur rastin t’i shohin në një vend Albert Ajnshtajnin, Mad Hatter, një sirenë gjysmë të zhveshur dhe disa zombi të frikshëm, të kthyer në tortë, transmeton Telegrafi.

Kuzhinier nga vende të ndryshme të botës, janë bërë pjesë e organizimit, ku si kusht kryesorë ka qenë: që gjithçka të jetë e ngrënshme.

Megjithatë, juria e përbërë nga dekorues profesionit, nuk e kanë shijuar asnjërën, duke u bazuar vetëm në pamjen e jashtme.

Down Butler e ka fituar çmimin kryesor, me tortën që e shfaqë gjeniun Ajnshtajn, me pozitën e tij karakteristike dhe gjuhën përjashta. /Telegrafi/

 

Temat
Fun

Të afërta