Sejdiun e kënaq fitorja

Trepça ’89 ka arritur një fitore të vlefshme në shtëpi 3-1 ndaj skuadrës së Gjilanit. Kështu trajnerin Gani Sejdiu e ka kënaqur më së shumti si duket kjo fitore...

Trepça ’89 ka arritur një fitore të vlefshme në shtëpi 3-1 ndaj skuadrës së Gjilanit.

Kështu trajnerin Gani Sejdiu e ka kënaqur më së shumti si duket kjo fitore e ‘Minatorëve’.

“Kemi pasur raste të shumta shënimi në këtë ndeshje. Na lëshoj koncentrimi në momente të caktuara dhe për këtë nuk isha i qetë pasi me këtë rezultat duhet të jesh më efikas për të dënuar sërish kundërshtarin”, deklaroi Sejdiu për SSK.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme me këtë fitore kemi jemi të qetë rreth mbijetesës”.

 “Kjo ishte një fitore e merituar. Feronikelin nuk mund ta zëmë dhe këtë mundemi vetëm ta ëndërrojmë”, përfundoi Sejdiu. /Telegrafi/
Temat
SportVend

Të afërta