Ky është telefoni i parë i mençur me procesor me 10 bërthama

Keni dëgjuar për Meizu? Është një tjetër kompani telefonike kineze që prodhon telefona inteligjent të lirë.

Kryevepra e re e kompanisë, Meizu Pro 6, ka një procesor me 10 bërthama, një kamerë të pasme 21-megapixel, një kamerë të përparme 5-megapixel, ekran HD të plotë, 4GB RAM, një minimum prej 32GB hapësirë dhe vjen për 385 dollarë.

Telefoni ka projektim të ngjashëm me telefonin e vitit të kaluar Meizu Pro 5,me ndryshimin që ka ekran 5.2-inç dhe jo 5.7-inç dhe kufij më të harkuar.

Ku qëndron ndryshimi te Meizu Pro 6? Ai ka një Ring Flash, i cili është një LED Flash në formë rrethore i pozicionuar përreth ndijorit të vetë-fokusimit,dhe ka si funksion të sigurojë më shumë ndriçim për çdo lloj fotoje.

Meizu Pro 6 ka gjithashtu një procesor me 10 bërthama MediaTek Helio X25, i cili e bën Pro 6 telefonin e parë inteligjent me procesor me 10 bërthama, por janë testet ato që do provojnë se si performon ai në botën reale.

Së fundmi ai është i pajisur me ekran 3D Press, që Meizu e ka marrë nga teknologjia 3D Touch e Apple.

Disa cilësi të tjera të mira përfshijnë ndijorin ri shumë të shpejtë të shenjave të gishtave (0.2 sekonda për njohje), një port për USB Tip-C dhe chipin audio Cirrus Logic CS43L36.

Telefoni vjen me versionin e fundit Flyme OS të Meizu-t.

Të gjitha këto kushtojnë 385 dollarë për versionin 32 GB dhe 432 dollarë për versionin 64GB.

Opsionet e ngjyrave janë ngjyrë ari, gri e errët, argjend, i kuq dhe ngjyrë ari rozë./gazetaexpress/

Temat
Teknologji

Të afërta