Isa Mustafa vendos të udhëtojë me FFK-n në Budapest

Kryeministri Isa Mustafa do t’ia kushtojë një ditë sportit, përkatësisht futbollit tonë.

Ai bashkë me zyrtarët e lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të udhëtojë drejt Budapestit të Hungarisë, ku më 3 maj do të vendoset për të ardhmen e futbolli tonë.

Kështu ka deklaruar vetë sekretari i FFK-s, Eroll Salihu.

 “Në Budapest krahas ish-kryetarëve të FFK-s, si Sabri Hashani e Agim Bytyqi, do të jetë edhe kryeministi i vendit dhe zëvendëskryeministri (Kujtim Shala)”, tha Salihu për RTK.

Me 3 maj pritet që Kosova të pranohet me të drejta të plota.

Temat
Sport

Të afërta