Basha: Rama me shokët na çuan në humnerë, bashkë për një ekonomi të fortë

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, ka analizuar ekonominë, për të cilën thotë se është në rënie. Në vazhdën e akuzave,...

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, ka analizuar ekonominë, për të cilën thotë se është në rënie. Në vazhdën e akuzave, ai shprehet më tej se kjo situatë e rënduar është si pasojë e kryeministrit Rama dhe oborrit të tij, që mendojnë për vetveten.

“Renia e besimit te biznesit dhe konsumatoreve ne nivele rekord poshte mesatares historike…ky eshte lajmi i fundit qe permbyll nje jave raportesh dramatike.

Banka Boterore, Freedom House, Dhoma Gjermane e Tregetise, Departamenti Amerikan i Shtetit, Shoqata e Investitoreve te Huaj dhe se fundi Anketa e Bankes se Shqiperise konfirmojne ate qe çdo shqiptar perjeton dhe ndjen perdite: perkeqesimin, thellimin e krizes, renien ekonomike.

Por Rama, Koço, Beqja dhe Ahmetaj me shoke, keta shkaktare te ketij perkeqesimi qe per vete kane grabitur mbi 1 miliard euro me taksa te larta e korrupsion ne tendera dhe koncesione, nuk duan t’ia dine, nuk duan ta shohin, nuk duan ta degjojne.

Hapi i pare ne programin tone per daljen nga kriza Rama dhe nxjerrjen e shqiptareve nga varferia eshte ulja e taksave, tarifave dhe faturave qe do ti ktheje shqiptareve dhe ekonomise 1 miliard euro çdo vit.

Liri per te punuar, prodhuar dhe ndertuar mireqenie per çdo shqiptar. Mbeshtetje dhe jo terror ndaj biznesit dhe fermereve. Investime publike qe ndihmojneekonomine dhe hapin vende te reja pune me paga me te mira. Bashke do te ndertojme nje ekonomi te forte dhe nje te neserme te sigurte per te gjithe. Por se pari te largojme me vote te lire regjimin e korruptuar te gangstereve dhe plaçkitesve”. /albeu.com/

Temat
LajmeRajon

Të afërta