Zakonisht, shumë nëna ushqejnë fëmijën sapo të fillojë të qajë ngaqë e marrin si një shenjë se fëmija është uritur.
Në fakt, ajo është faza e fundit e urisë, transmeton Indeksonline.
Përpiquni të ushqeni fëmijën tuaj kur shfaq shenjat e para të urisë siç është thithja e gishtërinjve, lëvizjet e pakontrolluara të gojës e shenja tjera.
Secili fëmijë ka nevoja të ndryshme të të ushqyerit dhe ju duhet të mësoni nevojat e fëmijës tuaj për vaktet e ushqimit.