Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Gruaja juaj mund të eksitohet më shpesh se sa mendoni

Hulumtuesit kanadezë së fundmi kanë zbuluar se gratë janë më të interesuara në seks sesa që mendojnë partnerët e tyre.

Për këtë studim, shkencëtarët i kanë pyetur personat që janë në lidhje të tregojnë për dëshirën seksuale dhe të hamendësojnë nivelet e partneri – çdo ditë për tri javë.

Meshkujt vazhdimisht kishin nënvlerësuar sesa shumë gratë apo të dashurat e tyre donin të kryenin seks në përditshmëri.

Vetë mendoni: kjo do të thotë se nëse në një shkallë prej 0-10 ju i jepni shkallën 3 për eksitim, ajo mund ta ketë në të vërtetë shkallën 6.

Sipas autores të këtij studimi, Amy Muise, ndonjëherë gratë nuk bëjnë ndonjë lëvizje edhe kur janë të eksituara – ndoshta sepse janë mësuar që meshkujt të fillojnë të parët.

Ose, është e mundur që përpjekjet e saj për t’ju treguar se është e eksituar janë aq të vogla saqë nuk e vëreni. P.sh., ajo mund të shtrihet afër juve në kauq – por ju nuk e ndjeni të njëjtin nivel të eksitimit, prandaj ajo heq dorë.

Ka vetëm një mënyrë për të zbuluar nëse ajo vërtetë është e eksituar, vetëm pyeteni atë.

Më e keqja që mund të ndodhë është se mund të merrni një “jo” – dhe hulumtimi sugjeron se mund të merrni “po” shumë më shpesh sesa që pritni.

Exit mobile version