Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Pesha ndikon te truri, studiuesit zbulojnë lidhjen

Truri i një njeriu mbi peshë nuk mund të jetë njëlloj me atë të një njeriu me peshë normale. Truri i njerëzve obezë plaket shumë më shpejt se ai i personave me peshë normale. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Kembrixhit.

Truri i njeriut zvogëlohet me avancimin e moshës, por shkencëtarët mendojnë se edhe obeziteti ndikon në përshpejtimin e këtij procesi. Në studim u përfshinë 437 persona të moshës 20-87 vjeç dhe shkencëtarët u fokusuan të impakti i obezitetit në strukturën e trurit. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Neurobiology of aging”.

Exit mobile version