Një faqe në facebook, që pretendohet te jetë faqja origjinale e xhamisë “Isa Beu” në Shkup, kanë bërë një postim, ku në emër të kryesisë së xhamisë janë distancuar nga disa individë, të cilët përmes faqeve të rrejshme në rrjetet sociale, kanë tentuar të mbledhin fitrat dhe zeqatin dhe i kanë keqpërdorur.
Ata poashtu kanë bërë të ditur se kjo është faqja e vetme origjinale në facebook.
Postimi i plotë:
DISTANCIM:
Kryesia e Xhamisë “Isa Beu” në përbërje të këshillit të xhamisë dhe imamëve të Xhamisë, distanncohen nga veprimet e shpifura të disa individëve të cilët pa asnjë fije turpi mundohen nëpërmjet hapjes së faqes së rrejshme në fb me emër të një shtëpie të Allahut të shpifin në emër të drejtuesve të xhamisë.
E kemi potencuar edhe disa herë dhe përsëri po e potencojmë se kjo është faqja origjinale e Xhamisë ” Isa Beu “, ç’do faqe tjetër është e rrejshme dhe është në dëm të kësaj xhamie dhe Xhematit të saj. Njerëzit të cilët pa emër dhe pa fytyrë marrin ” guximin ” që në emër të një shtëpie të Allahut në këto ditë të këtij muaji, të bëjnë përçarje në mesin e muslimanëve në trojet tona.
Nëse keni pak njerëzi ( që sipas asaj që shohim s’ju ka mbetur aspak ), dilni me emrat dhe fytyrat t’uaja të vërteta.
Edhe sa për informim:
Xhamia “Isa Beu” bën grumbullimin e fitrave, zeqatit dhe të njejtat këto dorëzohen në Medresenë e cila e mban emrin e njejtë sikur të kësaj Xhamie, Medreseja ” Isa Beu”

