Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Rrëfimi emocionues i Edvin Muratit

Edvin Murati ka luajtur për disa sezone në kampionatin francez të futbollit, është i martuar me një franceze, jeton atje dhe për herë të parë, do të shohë pikërisht atje kombëtaren e tij, në debutimin historik në një turne madhor.

Ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Edvin Murati ruan ende kujtime të freskëta te tifozët kuqezi të golave emocionues me të majtën e hidhur në ndeshje vendimtare, ndërsa në një rrëfim të fundit të tijin tregon se ka përjetuar po aq emocione në momentet kur mësoi se Shqipëria u kualifikua për në “Euro 2016”.

“Kualifikimi i Shqipërisë për në Francë ishte një surprizë shumë e madhe, sepse është hera e parë. Në Francë njohin vetëm Lorik Canën dhe jo të tjerët, duke parë lojtarët që e kualifikuan kombëtaren, por gjithçka është pritur me zemërgjerësi. Shumë miq të mi ishin shumë të kënaqur, teksa kam pasur shumë emaila apo mesazhe inkurajuese për ekipin kombëtar”.

Edvin Murati ka luajtur më parë me ekipe të tilla si Paris SG, Chateauroux, Fortuna Dusseldorf, Lilles apo Iraklis, por ëndrra e tij do të kishte qenë një kualifikim në një kompeticion madhor me kombëtaren shqiptare, diçka të cilën ish-mesfushori e kalon mes batutave.

Exit mobile version