Presidenti shkel të drejtat autoriale, i dhuron Papës fotografinë pa lejen e autorit
Fotografit Shkelzen Rexha, i është dashur të ngjitet në katin e katërmbëdhjetë të një ndërtese në Gjakovë, të presë disa orë për të kapur me aparatin e tij fotografinë që e dëshironte. Pastaj e kishte quajtur “Harmoni kulturore fetare”, pasi në qytetin e mbuluar në borë, shihen pranë njëra-tjetrës, sahatkulla, xhamia dhe kisha.