Zbulohet shkaktari i helmimit të studentëve në Gjakovë
Ushqimi i kontaminuar me bakterin Salmonella Enteritidis, e cila u gjet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës në ushqimin e studentëve të Konviktit “Sadik Stavileci” në Gjakovë, ishte shkaktar i helmimit të afro 50 studentëve banues të këtij konvikti.