Etrit Berisha luajti për Shqipërinë kundër Marokut në momentet kur ishte duke u zyrtarizuar transferimi i tij nga Lazio në Atalanta.
Etrit Berisha ishte titullar në portën e Shqipërisë për ndeshjen kundër Marokut, të mërkurën.
Por, jashtë fushës ishte duke u zhvilluar një “finale” e madhe, zyrtarizimi i transferimit të tij nga Lazio në Atalanta.
“Tregimi interesant i Etrit Berishës”, është titulli i publikuar nga “Calciomercato.com”, përcjell “Lajmi.net”.
Artikulli ka të bëjë me ngjarjen e së mërkurës mbrëma ku Berisha zhvilloi ndeshjen derisa ishte duke u kompletuar dokumentacioni për transferimin e tij në Atalanta.
Ai e nisi ndeshjen si futbollist i Lazios, kurse e përfundoi si anëtar i Atalantas.