Rrahja në mes të deputetëve të parlamentit të Kosovës Milaim Zeka e Frashër Krasniqit ka zënë vend edhe në mediat serbe.
Ato kanë publikuar video nga momenti i përleshjes, derisa kanë raportuar se u ‘shndërrua në ring boksi’ një debat televiziv me kuvendarëve kosovarë.
Debati i ashpër që po zhvillohej në studio televizive në mes të Krasniqit të Vetëvendosjes e Zekës së Nismës, përfundoi me përleshje fizike, kur Krasniqi grushtoi Zekën.
Krasniqi tentoi disa herë të godiste Zekën në fytyrë, ku Zeka tha se ka marrë lëndime.