Kameruni ka eliminuar në gjysmëfinale Ganën, duke e mposhtur me rezultat 2-0.
Ngadeu-Ngadjui kaloi në epërsi Kamerunin në minutën e 72, transmeton Koha.net. Për të asistoi Moukandjo.
Në minutën e 90+3 Bassogog shënoi për rezultatin përfundimtar prej 2-0, pas asistimit nga Aboubakar.
Në finale Kameruni do të përballet me Egjiptin.