Grekut i ka ndodhur një befasi këtë javë gjatë Prime të It’s My Home.
Atë e ftuan në Dhomën e Kuqe.
Ai teksa fliste për kërkesën e tij që i ka bë ish-gruas për t’u bashkuar, dhe për t’ia sjellë vajzën, është befasuar në
dhomën e Ditës.
Greku në Dhomën e Kuqe, fliste me Ardisen dhe ka pritur një takim nga ish-gruaja.
Mirëpo, Ardisa thotë se ish-gruaja nuk ka dashur të flasin publikisht, dhe i ka premtuar se do të flasin pasi të dal nga Shtëpia.
Greku pastaj e pyet se pse nuk e ka prua vajzën për me pa.
“Shumë keq paska ba”, thotë ai.
Teksa del nga Dhoma e Kuqe i mërzitur, Greku befasohet pastaj.
Ai kur hynë në Dhomën e Ditës e sheh vajzën e tij ulur në karrigën ku ishte ai më herët.
Me të pa fillon me nga që ta përqafë.
Shihni pamjet emocionuese.