Valoni ndan me banorët lajmin e tmerrshëm për rrahjen e të moshuares në Pejë

Në emisionin It’s My Homë, Valon Maloku ua ka tregu banorëve rastin e tmerrshëm që ndodhi në shtëpinë e pleqve në Pejë, ku një e moshuar është rrahur nga infermierja Aurona Pelaj.

Valoni thotë se kanë raguar të gjithë për këtë rast, të cilin e quan shumë, shumë të dhimbshëm.

“Në vendin ku duhet me u kujdes për pleq, në vendin ku familjarët paguajnë njerëzit për me ruajt, ata e rrahin dhe qeshin”, shprehet Maloku.

Ai thotë se kjo është ‘videoja më e poshtër që e ka pa’.

Të gjithë banorët brenda shtëpisë e dëgjojnë me kujdes Valonin teksa flet për rastin.

Shihni videon.

Temat
EmisionetLajme

Të afërta