“E xhirova në telefon”, Fero publikon ‘freestyle’

Reperi ka publikuar një ‘freestyle’ në Instagram.

Fero njihet si një ndër reperët më të kërkuar të estradës, shkruan lajmi.net.

Pas një pauze nga muzika, rep-artisti është rikthyer në skenën muzikore me disa projekte të reja si dhe bashkëpunime të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku.

Ai së fundmi erdhi me një ‘freestyle’ në Instagram ku tha se e kishte xhiruar në telefonin e tij dhe ndonëse mjaft e shkurtër po bën bujë të madhe në rrjet tashmë.

Fero postoi edhe tekstin e ‘freestyle’ i cili vjen gjysmë shqip dhe gjysmë anglisht.

“Back to da flow cili doni me thon qe sjem un baba hip hopi me non
Back again to the flow kush pa pa qa qa rra rra rra rra i pari ka thon
Sdi qysh sju vje marre me lon ,marre me thon si un muni me bo
Back in the door got racks in the room got tracks in the stu ,got best in this shit”.

Temat
Showbiz

Të afërta