Oriola Marashi testohet për COVID-19

Modelja e njohur tregoi përmes rrjeteve sociale.

Oriola Marashi ka publikuar një video në storien e saj në Instagram derisa shihet duke bërë testin, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar momentin teksa i vendosen mjetet për të zbuluar se a është e infektuar mirëpo nuk e ka zbuluar rezultatin e testit.

Ndryshe, ajo po vazhdon punën e saj si modele duke realizuar fotosesione të ndryshme.

Rikujtojmë se, së fundi ka qarkulluar në media lajmi se është ndarë nga i dashuri i saj Eros Grezda pasi dyshja e kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Theksojmë se, Oriola nuk iu ka raguar këtyre thashethemeve se a janë të vërteta sigurisht se do e kuptojmë ditëve në vazhdim.

Temat
Showbiz

Të afërta